Miopia qeverisëse po i nxjerr qytetarët në grupe duke rrezikuar rëndë!

499
Sigal

Nga Tritan Shehu

Pamjet e sotme te Tranes jane jo vetem shqetesuese, por te rrezikeshme, mijra qytetare qe detyrohen nga pa aftesia e atyre qe qeverisin te shetisin ne nje rruge te ngushte mbi digen e liqenit articial, sepse te gjitha ambjentet e tjera, parqet, levizja drejt hapesirave qofte atyre te Dajtit, bregdetit, etj jane te mbyllura!!! Kthehuni reth nje vit me pare ne nje te diele si kjo e sotmja pa virusin, Tirana ishte pothuajse bosh se banoret ishin larguar, shperndare ne hapesira te ndyshme, pa dendesi midis tyre, ndersa sot me virusin ishin ngjitur-ngjitur!!! Disa jave me pare, ne menyren me absurde, banoret i detyruan te “shypeshin” me njeri tjeterin ne dyqanet, se cdo mundesi u ngushtua ne intervalin e vetem 60-90 minutash. Tashti, ne vend qe te shfrytezohen per te ulur dendesine hapesirat e Shqiperise per popullesine e vogel te saj, kushtet tona klimaterike te favoreshme per te luftuar virusin e rritur imunitetin, pa dyshim nen rregulla adeguate kjo, po i detyrojne banoret ose te arrijne dendesi te frikeshme ne menyre kaotike, ose te rrezikohen ne ambjetet e mbyllura familjare, qe sot po akuzohen shume. Dhe e gjithe kjo kuturru, pa asnje mbrojtje, pa asnje mundesi edhe per maskat e domosdoshme; pa asnje politike testimesh e rritje te tyre per te njohur realitetin, duke i rrezikuar keshtu njerezit seriozisht. Pa pergjegjeshmeri e amatorizem tejet i rrezikshem ky nga Qeveria e institucionet e saj, qe u duhet thene mjaft!!