Ministrja Evis Kushi në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar Rinor: “Vëmendje maksimale dhe më shumë projekte për rininë!”

223
Sigal

Përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja Evis Kushi njofton se është zhvilluar mbledhja e parë Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

“Në mbledhjen e parë me anëtarët e Këshillit Kombëtar Rinor, të cilët pas përzgjedhjes me meritokraci dhe një procesi transparent, do të shërbejnë pranë këtij organi këshillimor të MASR. E lumtur që me këta të rinj të talentuar do të çojmë përpara një sërë procesesh me rëndësi në favor të projekteve dhe gjithëpërfshirjes së të rinjve!”,- shprehet Kushi në publikimin e saj.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u zhvillua një bashkëbisedim në lidhje me përcaktimin e Sekretariatit Teknik dhe Rregullores së Brendshme të KKR, u bënë konsultime për prioritetet rinore dhe pat diskutime mbi mbështetjen dhe gjithëpërfshirjen e mëtejshme të të rinjve.