Ministrja e Shëndetësisë urdhëron anullimin e ndërhyrjeve kirurgjikale në fundvit, ngaqë nuk ka mjek

554
Sigal

Skandali i operacioneve në Shkodër

Skandalet nuk kanë të sosur… Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ka tronditur qytetarët shkodranë. Ministria ka anuluar të gjitha operacionet, që kanë qenë të planifikuara nga data 30 dhjetor 2019 deri më 6 janar 2020, në Spitalin e Shkodrës. Dokumenti zyrtar, që mban firmën e zv/drejtorit të Shërbimeve Klinike në Ministri, është bërë me dije se shkresa i është drejtuar shefit të Kirurgjisë dhe atij të Obstetrikë-Gjinekologjisë. Kjo do të thotë, që edhe gratë shtatzëna të planifikuara për tu operuar këtë periudhë, duhet të presin datën 6 Janar. Sipas ministrisë, anulimi bëhet për të mirëmenaxhuar mbulimin me shërbim mjekësor të urgjencës në këtë periudhë festash.Por ajo që mbetet e paqartë në këtë njoftim është se nuk është specifikuar se cilat ndërhyrje anulohen dhe nëse në to bëjnë pjesë edhe ndërhyrjet cezariane për grate, që presin të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë.