Në lidhje me raportin e DASH, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rezultatet negative në të cilat gjendej Shqipëria. Ai u shpreh se raporti vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është shumë i qartë dhe asgjesues. Madje e ka cilësuar Edi Ramën si Pablo Escobar.
Postimi i plotë:
DASH i ve vulen; qeveri droge, Edi Rama si Pablo Eskobar!
Raporti vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike shume i qarte dhe asgjesues.
Ja te vertetat e medha qe DASH i vulos:
Keto jane te vertetat e qeverise rilindase te Edi Rames ku ky eshte kthyet praktikisht ne nje Pablo Eskobar ne karrigen e kryeministrit qe qeveris me para droge te ciles ja ka hapur dyert kater kanat dhe e mbron me polici e ushtri.
Asnje demagogji rilindase apo e cdo nderkombetari symbyllur nga ” halli”,nuk i fsheh dot keto dhe nuk shet dot më suksese imagjinare, qe ne realitet jane e kunderta: deshtime tragjike shkaterrimtare per vendin.




















