Dekonspirimi i operacionit, Xhafa dorëzon kallëzim penal në prokurori
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për dekonspirim të informacionit, në lidhje me arrestimin e disa ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit. Veprimi i ministrit vjen pas dështimit të arrestimit të tyre nga ana e policisë, pasi nuk janë gjetur në banesë. Materiali mësohet se është dorëzuar në Prokurori përmes postës, në të cilin kërkohet nisja e hetimeve, nëse ka rrjedhje të informacionit nga persona që ishin në dijeni të urdhër-arrestit ndaj ish-zyrtarëve, të cilët akuzohen se kanë lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj.


















