Ministri Manjani: Kodi Civil, ndryshime në favor të debitorëve

461
Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit të përmbarimit Gjyqësor është projektligji i cili është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i pranishëm në këtë prezantim, është shprehur se, si ligji i falimentit ashtu edhe ai për ekzekutimin e vendimeve civile, janë të rëndësishme dhe ndërhyrjet po bëhen që të mbrohen debitorët.
Manjani u ndal në rëndësinë që ka tarifa e suksesit për përmbarimin, e cila konsiston në dhënien e një pjese të pagesës paradhënie. Sa i përket organizimit të ankandeve, Manjani u shpreh se, synimi i tyre është që të shkojnë vetëm drejt një qendre të vetme ankandi pasi në këtë mënyrë do të rritej më shumë oferta. Përmbaruesit Gjyqësorë privatë, aktualisht punojnë vetëm me çështje të sigurta që mund të ekzekutohen dhe këto janë kryesisht nga sektori bankar.
Sigal