Ministri Ervin Demo: Në total 11 bashki kanë shpallur zonat prioritare, gati 500 aplikime, qëllim zhvillimi ekonomik lokal

Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sqaron se 9 bashkive që tashmë kanë shpallur zonat prioritare lidhur me Paketën e Maleve (Berat, Dimal, Durrës, Himarë, Kavajë, Librazhd, Mirditë, Rrogozhinë, Vlorë), i janë bashkuar dhe 3 të tjera, Pukë Bulqizë dhe Lezhë. Demo thotë se numri i qytetarëve që kanë shprehur interes është gati 500.

“Kishim 3 bashki të tjera Pukë, Bulqizë dhe Lezhë, kemi pothuajse gjysmën e bashkive në vend me zona prioritare të miratuara. Numri i interesimeve në territor i është afruar numrit 500. Duke filluar me bashkinë e Shkodër janë në përfundim të shpalljes së zonave prioritare”, tha Demo.

NOA

Ministri Demo thotë se Paketa e Maleve ka për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe si projekt. Demo tha se me Paketën e Maleve nuk do të ketë tjetërsim prone, theksuar këtu dhe rastet e mbivendosjes së pronave. Për të fituar të drejtën për të investuar përmes Paketës së Maleve, aplikanti të paktën duhet ta ketë zotëruar territorin për 10 vite, ose pron që kërkon të shfrytëzojë të mos ketë asnjë pronar privat.