Ministri Damian Gjiknuri: Letër SHBA-ve për verifikim. Nëse ka falsifikim, do zgjidhim kontratën dhe do ta çojmë për hetim

420
Ministri Gjiknuri: Do të zgjidhim kontratën, nëse ka falsifikuar, nuk jemi si ju që rrënuat
Sigal

Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, reagoi për ndërprerjen e punimeve në Lotin e parë të punimeve për “Unazën e Madhe” nga “Ura e Lanës” te nën/mbikalimi i sheshit Shqiponja. duke u shprehur se, nëse ka pasur falsifikime nga firma fituese,, kontrata do të ndërpritet në mënyrë të njëanshme nga ARRSH. Ministri Gjiknuri: Atyre që duan të bëjnë politikë me “Unazën e Re” dhe kujtojnë se gjetën shtegun e revolucionit, pasi u katandisën me 100 protestues profesionistë të Bashkisë Kamëz nga mbrapa, u them kaq: Ndryshe nga ju që kur qeverisnit shisnit Shqipërinë me letra fallso, sot autoritetet e shtetit po bëjnë detyrën. ARRSH ka pezulluar projektin për lotin nr.1. Unë si ministër i jam drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike. Në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë pa diskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë. Ky është dallimi i madh mes nesh dhe jush. Ne nuk i fshihemi asnjë përgjegjësie shtetërore dhe as kemi gjë për të fshehur. E thënë ndryshe, shqetësimi juaj është si të shisni baltë për të mbuluar të kaluarën tuaj, ndërsa qëllimi ynë është si të hapim rrugët e zhvillimit të Shqipërisë që ju rrënuat.