Reagon SHISH/ Lajmi për publikimin e informacioneve sekrete, i pavërtetë. Gjithçka sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së

423
Sigal

Reagim i Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar

Shërbimi Informativ i Shtetit , ka reaguar menjëherë pas lajmit të shpërndarë në disa media shqiptare, të cilat i referohen të përditshmes britanike “The Indipendent” në lidhje me publikimin nga shteti shqiptar të informacioneve konfidenciale për pjesëtarët e SHISH. Ja njoftimi zyrtar dhe reagimi i SHISH: “Lajmi për publikimin e informacioneve sekrete të SHISH është i pavërtetë. SHISH deklaron se e trajton informacionin e klasifikuar në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së. Me keqardhje nuk mund të bëjmë asnjë koment më shumë.”