Ministrat e deputetët, do marrin 10 mijë Euro në vit për kujdes shëndetësor “Extra” te privati

21

Një vit pas dyfishimit të pagave të tyre ministrat dhe deputetët majtas-djathtas, në ujdi me njeri-tjetrin, kanë ndërmarrë nismën e fshehtë. Për të miratuar këtë privilegj tjetër financiare, ata kanë vendosur të bëjnë shtesë, te Ligji nr. 153/2013 “Për statusin e deputetit”, duke shtuar bonusin 10 milionë lekë në vit, për gjoja trajtim shëndetësor te privati.

Sigal

Një vit pas dyfishimit të pagave të tyre, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministrat dhe deputetët majtas-djathtas, në ujdi me njeri-tjetrin, kanë ndërmarrë nismën e fshehtë, për t’i shtuar vetes një shpërblim tjetër financiar vjetor.

Në informacionin, që “Pamfleti” ka siguruar nga Ministria e Financave, thuhet se duke nisur nga 1 korriku 2024, kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe ministrat e deputetët, do përfitojnë shpërblim nga 10 milionë lekë në vit, si mbështetje për kujdes shëndetësor të veçantë te privati.

Kërkesa është dorëzuar nga Lindita Nikolla te kryeministri Edi Rama, e prej andej te Ministria e Financave, si nismë e 4 ministrave dhe 20 deputetëve të PS, Foltores, PD, LSI, PDIU, PR e PSD, të cilët kanë “harruar” sherret dhe kanë firmosur përsëri për privilegjet e tyre.

Prej datës 23 shkurt 2024, më saktësisht 3 ditë pas protestës së Foltores; kërkesa po trajtohet nga specialistët e Buxhetit në Ministrinë e Financave, për të kalkuluar fondin e shpërblimit nga 10 milionë lekë në vit, që kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe deputetët do t’i japin vetes.

Sipas përllogaritjes, shpërblimi i kujdesit shëndetësor për ta, do jetë 1 miliardë e 570 milionë lekë të vjetra në vit; nga të cilat, 170 milionë lekë për kryeministrin e 16 ministrat, ndërsa 1.4 miliardë lekë për 140 deputetët, ose nga 830 mijë lekë shtesë në muaj për secilin.

Sipas informacionit, parashikohet që Ministri i Financave, Ervin Mete, ta paraqesë këtë projekt-vendim, si propozim në Këshillin e Ministrave brenda muajit prill 2024; ndërsa pas miratimit në qeveri, do ta paraqesë në komisionet e Financave e të Ligjeve; dhe prej andej për votim në parlament, siç vepruan me dyfishimin e pagave të tyre pas zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Nuk e dimë, nëse edhe ky privilegj do votohet për 1 minutë nën mjegullën tymueseve e zhurmës së bilbilave të Foltores, por dihet që këto 10 milionë lekë në vit, ose 830 mijë lekë në muaj për çdo deputet e ministër, i shtohen bonuseve mujore që ata marrin.

Sipas përllogaritjes, shpërblimi i kujdesit shëndetësor për ta, do jetë 1 miliardë e 570 milionë lekë të vjetra në vit; nga të cilat, 170 milionë lekë për kryeministrin e 16 ministrat, ndërsa 1.4 miliardë lekë për 140 deputetët, ose nga 830 mijë lekë shtesë në muaj për secilin.

Konkretisht, marrin 400 mijë lekë në muaj për karburant; 750 mijë lekë dietë ushqimore; 170 mijë lekë telefon; nga 20 mijë lekë për çdo mbledhje komisioni; 380 mijë lekë qira banese dhe 30 mijë lekë për çdo natë fjetje në hotel, që në total bashkë me pagën mujore 3.2 milionë lekë, u bëhen 5.5 milionë lekë në muaj.

Për të miratuar këtë privilegj tjetër financiare, ata kanë vendosur të bëjnë shtesë, te Ligji nr. 153/2013 “Për statusin e deputetit”, duke shtuar bonusin 10 milionë lekë në vit, për gjoja trajtim shëndetësor te privati.

Por realisht është vjedhje, mbasi sipas statusit të deputetit, ata përfitojnë 20 deri 40 milionë lekë shpërblim nga fondi rezervë, kur trajtohen në spitalet private brenda e jashtë Shqipërisë.

Edhe ky rast, vërteton se bandat partiake sundojnë bashkë e ndajnë llokmat bashkë natën, ndërsa ditën aktrojnë sikur kacafyten për hallet e popullit.