Mimi Kodheli: Bëjeni Shqipërinë të sigurt

82
Sigal

Ndërsa Taulant Balla po raportonte të mërkurën në Komisionin e Çështjeve Evropiane ish-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shprehu shqetësim për pritjet disa orëshe të shqiptarëve në aeroporte të ndryshme të botës që sipas saj lidhen me nevojën që Shqipëria të ketë kufij më të sigurtë. “Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt. Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të refukentueshëm. Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Mimi Kodheli.