Milo shpërthen ndaj Ramës: Zgjodhëm LSI-në se nuk i hedh aleatët në kosh

488
Kreu i PDS-së, Paskal Milo pasi ka nënshkruar një marrëveshje me kreun e LSI-së, Petrit Vasili, e cila pritet të jetë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shpërthen ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se zgjodhi LSI-në, për arsye se ajo është një parti që nuk i hedh aleatët në kosh.
“Maksimalizimi i votës për ne nënkupton se kemi një koalicion vlerash ku shqiptarët do shohin vlerat e dy partive që do bashkëpunojmë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme që vota të lexohet drejtë. Kjo marrëveshje na paraqet neve si dy parti tek të cilat ka besim, që nuk punojnë kundër të tjerëve, por bashkëpunojmë me të tjerët. LSI po dëshmon që është parti e hapur e kërkon bashkëpunimin, i vlerëson aleatët, nuk i hedh ata në kosh”,- tha Milo.

I pyetur nëse kuy vendim vjen pas thirrjes së aleatit të PSV 91 për tu tërhequr nga zgjedhjet, Milo e mohaoi duke zbuluar se marrëveshja në fjalë është arritur një muaj përpara.

“Kjo është garanci që tregon se Partia Demokracia Sociale nuk është pa aleatë. Kjo marrëveshje është projektuar gati një muaj më parë, nuk vjen si rrjedhojë e deklaratave të djeshme të të ashtuquajturve kryetarë që nuk kanë parti”,- shtoi Milo.

Si Milo, edhe Gjinushi i është përgjigjur negativisht thirrjes së aleatëve të tjerë të vegjël të PS-së që të tërhiqeshin nga gara zgjedhore.
Sigal