Rama: Ne jemi në të njëjtën pikë në procesin e pranimit si vitin e kaluar

145
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në “Simpoziumi Symi”, e cila po zhvillohet në Greqi, ku ka theksuar se Shqipëria është në të njëjtën pikë në procesin e pranimit në BE si në vitin e kaluar.

“Ne jemi në të njëjtën pikë në procesin e pranimit dhe në marrëdhëniet e Ballkanit me BE si vitin e kaluar,” tha Rama.

“Gjithnjë e më pak e parashikueshme, gjithnjë e më shumë e padrejtë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveç të durojmë, të përgatitemi, të bëjmë reformat tona, jo sepse dikush na e imponon, por sepse ne duhet ta bëjmë atë për brezat e ardhshëm. Ndërkohë, ne jemi duke intensifikuar bashkëpunimin midis nesh.

Unë e kam takuar z. Zaev disa herë kohët e fundit me disa nga ministrat e mi. Dhe ky nuk është një lajm, është rregullsia jonë e re,” shtoi Rama në fjalën e tij, raporton dimoprasion.gr.