Miliona euro, kreu i KLSH, Leskaj: Janë rritur dëmet ekonomike nga ana e institucioneve shtetëtore

485
Sipas kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë rritur dëmet ekonomike nga ana e institucioneve shtetërore.
Sipas Leskajt gjatë vitit 2017 KLSH ka vijuar të trajtojë me korrektesë dhe profesionalizëm letrat dhe ankesat e qytetarëve, të cilët në çdo rast kanë marrë përgjigje, edhe kur çështja e ngritur prej tyre ka qenë jashtë kompetencave të institucionit.
Megjithatë, edhe në këto raste KLSH i ka orientuar qytetarët, nëpërmjet përgjigjeve zyrtare se cilit institucion duhet ti drejtohen për të marrë përgjigje për shqetësimet e tyre.
Gjatë 2017, KLSH ka trajtuar 623 letra dhe ankesa, nga të cilat 246 jashtë kompetencës dhe juridiksionit të institucionit.
Nga 377 ankesa në kompetencë të KLSH, 204 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënën përgjigje, ndërsa 173 janë në proces verifikimi. Nga auditimet e realizuara gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2017 janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare.
a) Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliard lekë ose 85.8 milionë euro.

b) Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 99.05 miliard lekë, afërsisht 739.7 milionë euro nga e cila: 92.7 miliard lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliard lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliard lekë ose afërsisht 825,6 milionë euro.

c) Për vitin 2016 rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51,175 milion lekë ose 41% më e lartë se viti 2015.

Më lejoni të vleresoj për ndihmën z. Meta, në pozicionin aktual dhe punët e tij të mëparshme Ne jemi institucion i depolitizuar 2017 ishte viti i 3 i auditimit, 156 auditime, 25 janë përputhshmërie, 14 auditime financiare Demi ekonomik, për fat të keq nga ana e institucioneve janë rritur dëmet e tyre. 11,5 miliardë lek dëme përgjatë vitit 2017.
Sigal