Çmimet e ujit nuk i vendosin bashkitë, ERU ka bllokuar 133 kërkesa për ujësjellës privatë

470
Përparim HALILI
Rritje çmimi me 60% po kërkohet edhe nga 45 ujësjellës të tjerë, të cilët kanë shtuar me 30% numrin e punonjësve dhe kanë pakësuar me 70% ujin
Ky është skenar u Entit Rregullator të Ujit, i cili maskohet pas gjoja-kërkesave te bashkive, kur edhe Ujësjellësi i Tiranës është veçse subjekt i licencuar po nga Enti Rregullator i Ujit (ERE) dhe zbaton gjithë skemën e çmimeve që miraton ky institucion, i cili ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim çmimesh të ujit, mbasi kështu e përcakton ligji në fuqi dhe vetëm ky vendos “PO” ose “JO”! 
Bashkia e Tiranës, në vijim të punëve ndryshuese e funksionale-estetike e mjedisore që po vazhdon në kryeqytet, synon të zgjidhë edhe problemin e ujit për konsumatorët familjarë, siç duket, prandaj i mëshon rritjes së çmimit të ujit, duke u bërë suport dhe garant i Ujësjellës-Kanalizimeve, madje edhe duke marrë një kosto morale përpara qytetarëve

Kriza e ujit. Objekt debati është këto ditë edhe projekti për rritjen e çmimit të ujit dhe tarifës së ujërave që shkarkohen nga konsumatorët në Tiranë, projekt që do të paraqitet për miratim në Këshillin Bashkiak. Se sa e argumentuar është kjo rritje çmimi uji; si sasi e rregullsi shërbimi dhe si cilësi e siguri produkti, këtë nuk e përmend askush. Në çdo debat, po përsëritet vetëm sqarimi, se kjo rritje çmimi, po bëhet me qëllim që Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, të marrë kredi bankare, me “merakun” që ta na sigurojë 24 orë ujë.. pas 5 vitesh e që argument, sipas një krahasimi është njësoj, sikur një katundar të na thotë: Po e ngre çmimin e qumështit, pasi do të marr kredi për të blerë një lopë tjetër! Faktikisht bashkia e Tiranës, në vijim të punëve ndryshuese e funksionale-estetike e mjedisore që po vazhdon në kryeqytet, synon të zgjidhë edhe problemin e ujit për konsumatorët familjarë, siç duket prandaj i mëshon rritjes së çmimit të ujit, duke u bërë suport dhe garant i Ujësjellës-Kanalizimeve, madje edhe duke marrë një kosto morale përpara qytetarëve. Po, a ka të drejtë bashkia të merret me këtë “punë”?

Çmimet e ujit, i përcakton vetëm Enti Rregullator i Ujit
Bashkia e Tiranës, do t’i paraqesë këshillit Bashkiak, kërkesën për të miratuar rritjen e çmimit të ujit për konsumatorët familjarë, entet privatë, institucionet shtetërore, faturat afrofe, konsumatorët e veçantë, për furrat e bukës dhe për HEC-“Lanabregas”, që realisht është në pronësi të Ujësjellësit-Tiranë. Këshilltarët e “Rilindjes” do ta votojnë “në rresht”, këshilltarët e djathtë kanë para-deklaruar bojkot, ndërsa këshilltarët e LSI kanë kërkuar dëgjesë me kreun e bashkisë Veliaj dhe me drejtuesit e Ujësjellës-Kanalizimeve, për shkaqet e vërteta të kësaj kërkese për rritje çmimi. Mirëpo, kjo ndërhyrje institucionale e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit, bie ndesh me ligjin për të drejtën e autoritetit shtetëror që propozon, diskuton, miraton, fikson dhe ndryshon çmimet e ujit në Shqipëri! Pse? Sepse në Ligjin Nr. 8102, datë 28. 03. 1996 (azhornuar me Ligjin nr. 9352, datë 03. 03. 2005, me Ligjin nr. 9584, datë 17. 07. 2006 dhe me Ligjin nr. 9915, datë 12. 05. 2008 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotur”, përcaktohet se rritja e çmimit të ujit dhe e ujërave që shkarkohen në kanalizime, janë kompetencë e Entit Rregullator të Ujit (ERE), struktura e të cilit propozohet nga kryeministri, votohet nga parlamenti dhe varet vetëm nga kryeministri! Sipas ligjit, bashkia e Tiranës, si çdo bashki tjetër është akisonerja me e madhe e Ujësjellës kanalizimeve Qytet-Fshat të Tiranës edhe pas shkrirjes së komunave, Miratuar si e tillë me Urdhrin Nr. 46, Prot., datë 05. 12. 2000 “Për transformimin e ndërmarrjes UK Tiranë në Shoqëri Anonime”, ligjëruar me Vendimin e Gjykatës Nr. 24875, akti datë 28. 12. 2000 “Për regjistrimin si person juridik, të UKT sh.a”. Edhe pse Bashkia e Tiranës është aksionarja më e madhe e UKT Qytet-Fshat, nuk e ka ka kjo kompetencën për rritjen çmimit të ujit, por e ka vetëm Enti Rregullator i Ujit (ERE), ndërsa Ujësjellësi i Tiranës është veçse subjekt i licencuar po nga Enti Rregullator i Ujit (ERE) dhe zbaton gjithë skemën e çmimeve që miraton ajo, duke pasur vetëm të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshime çmimesh të ujit dhe kaq, mbasi kështu e përcakton ligji në fuqi. Të drejtën për të propozuar çmimet e ujit i kanë vetëm Këshillat Mbikëqyrës të ujësjellësve me 100% të votave të aksionarëve, duke i ia paraqitur për miratim Entit Rregullator të Ujit (ERU) i cili vendos PO ose JO! Në rastin konkret,, kjo është një lojë e Entit Rregullator të Ujit, i cili maskohet pas gjoja kërkesave te bashkive.

Ja çfarë përcakton Ligji nr. 9915, për kompetencën e çmimeve të ujit
Entit Rregullator i Ujit (ERE), ka këto të drejta

Neni 13
1. Të nxisë efiçencën dhe sigurinë nga të licencuarit (Ujësjellësi) dhe përdorimin me efikasitet të ujit.
2. Të detyrojë të licencuarin (Ujësjellësin), që të plotësoj të gjithë kërkesat për furnizimin me ujë
3. Të garantojë konsumatorët, që të licencuarit (ujësjellësit) të veprojnë në përputhje me kushtet e licencës se tyre dhe të mbrojnë interesat e konsumatorëve në lidhje me çmimet, tarifat, cilësinë, vazhdueshmërinë dhe garancinë e shërbimit;

Neni 14
Të miratojë çmimet dhe tarifat e shitjes së ujit me shumicë e pakicë, tarifat për ujërat e përdorur dhe tarifat e trajtimit te tyre, afatet dhe kushtet e shërbimit, të ofruara nga operatorët (ujësjellësit) që sigurojnë ujë për konsum publik edhe në rastet kur sistemet e ujësjellës-kanalizimeve, kanë kaluar në administrim ose pronësi të njësive të qeverisjes vendore (bashkive).

Edhe 45 bashki, po kërkojnë rritjen e çmimit të ujit me 60%
Rritja e çmimit të ujit, duket një lëvizje e paramenduar prej krejt bashkive, dirigjuar nga “një dorë”, skenar që ka nisur me krizën e ujit edhe në qytete e zona ku ka ujë me bollëk në burime, puse e depo, por që nuk lëshohet në rubinetet e familjarëve, për të krijuar përshtypjen se duhen bërë investime nëpërmjet rritjes së çmimit të ujit. Nuk ka shpjegim tjetër fakti, që 45 ujësjellës të tjerë në Shqipëri, kanë nisur “propagandën” dhe testin e rritjes së çmimit, duke nisur edhe procedurat për rritjen e çmimit të ujit me 60%, ndërkohë që në ujësjellësit e tyre janë investuar nga 10-15 herë tenderë në 25 vitet e fundit dhe vetëm në 2 vitet e fundit, kanë shtuar me 30% numrin e punonjësve, por kanë pakësuar me 70% furnizimin me ujë, pa përmendur faktin që 70% e ujërave të ndotur (të zeza e të bardha) mbushin përherë mjediset publike të qendrave të banuara e të mjediseve publike! Edhe në këto bashki, aksionarët, drejtuesit administrativë dhe këshillat mbikëqyrës të tyre, janë futur në pazar dhe kanë nisur ofensivën për të rritur çmimet e ujit të pijshëm, të ujit të përdorur, të largimit të ujërave të ndotur, të tarifave fikse (afrofe) dhe të bizneseve, por edhe të enteve shtetërore, që sipas investigimit të “Telegraf”, kanë nga 15-20 vjet që nuk paguajnë asnjë qindarkë ujë e po kështu edhe vetë ujësjellësit të cilët nuk faturojnë ujin që harxhojnë vetë.
Sigal