Mijëra qytetarë dibranë presin sot djalin e Dibrës dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

617
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Ëngjëll Musai

Sot qindra dhe mijra banorë të qarkut të  Dibrës presin me një ceremoni madhështore, ashtu sikurse i ka hije mikritjes dibrane, gjakun e trashëgimnisë së tyre, djalin e Dibrës dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Qytetarët e Peshkopisë, por edhe të Kalasë së Dodës, të Kastriotit  dhe Maqellarës, të Melanit dhe Tominit, të Sllovës dhe Stërblevës, të Muhurrit dhe  Bulqizës, të Klosit dhe Burrelit, sot në orën 10.00 do të takohen, urojnë dhe bekojnë Kryeministrin e pas 25 prillit Lulzim Basha. Dibra ishte porta, ku hyri në Shqipëri, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në epopenë e lavdishme të Skënderbeut, treva e Dibrës luajti një rol gjeostrategjik të rëndësishëm në fitoret kundër pushtuesve osmanë.


Jo rastësisht, shumicat e betejave Skënderbeu i zhvilloi dhe i fitoi në trojet e dibranëve. Çdo dibran ishte një luftëtar i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Dhe jo rastësisht disa nga kapedanët më të shquar të heroit tonë kombëtar ishin dibranët: Pal Kuka, Vladan Gjurica, Moisi Golemi e Zakaria Gropa, si dhe shumë komandantë nga gjiri popullit. Dibra është shquar luftën për liri e pavarësi.  Në 28 Nëntor të vitit 1912 ata ishin mbrojtës të flaktë të Aktit të Pavarësisë dhe Qeverisë së Ismail Qemalit me dy nga përfaqësuesit më të shquar të saj, si Vehbi Dibra dhe Nikoll Kaçorri.

 

   Dibra ka nxjerë nga gjiri i saj me dhjetra luftëtarë, por Elez Isufi mbetet një nga  bijtë më  besnik të Kombit, luftëtar i shquar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Ai ka luftuar kundër Turqisë, kundër forcave serbe, por edhe kundër forcave mercenare të Esad Pashë Toptanit, Ceno beg Kryeziut e tradhëtarve të tjerë. Dibra heroike i dha Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare Brigadën e 18- Sulmuese, mbi 2000 partizanë, 33 dëshmorë dhe  5 Heronj të  Popullit.

Dibra gjatë kohës së sundimit 8-vjeçar të Rilindjes është varfëruar, është diskriminuar, është vjedhur dhe fyer nga disa banditë  të futur si diversantë nga  Rilindja. Minierat e Qarkut të Dibrës po pasurojnë mbarë botën, por dibranët vuajnë për bukën e gojës. Ndaj dhe dibranët sot presin Kryeministrin e ri, Lulzim Basha për t’i shprehur mbështetjen në 25 prill. Edi Rama dje tentoi të ironizonte Dibrën, dibranët, Kryeministrin e ardhshëm Basha dhe përfaqësuesin politik të Kryeministrit Basha në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu. Turbulencat e Ramës dhe përgjigjet melakonike të përfaqësuesit të Rilindjes tregojnë fundin e pashmangshëm të qeverisë së hajdutërisë dhe babëzisë. I besuari politik i Qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu është një garanci për mbrojtjen e votës dhe një shkëmb graniti, tek i cili do të pëllcasin kokën cilido gangëster i dosjes 184, e cila do të rihapet pas 25 prillit. Lulzim Basha, Xhelal Mziu, demokratët, qytetaria dibrane dhe Opozita e Bashkuar janë të pamposhtur, si vetë Mali i Korabit, që i rriti, i ushqeu dhe i mbajti në gjirin e tij bijtë dhe bijat e Dibrës ndër shekuj.