Ikin ngricat dhe dëbora, rikthehet moti me diell

252
Sigal

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe kryesisht relievet malore.

Në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohshme, ndërsa në zonat malore prani e ngricave në rrugë për shkak të temperaturave negative.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut e lehtë duke u shoqëruar nga dallgëzimi i shkallës 0 dhe 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/17 diell

Kukës 1/13 diell

Lezhë 3/18 diell

Dibër -1/12 diell

Durrës 6/19 diell

Tiranë 6/19 diell

Elbasan 5/19 diell

Berat 2/20 diell

Vlorë 6/19 diell

Korçë 0/13 diell

Gjirokastër 2/19 diell

Sarandë 5/19 Diell.