Agim Jazaj: Katër heronjtë e Topanasë

575
Sigal

/Gazeta TLEGRAF

Në altarin e historisë dhe të përjetësisë mbeten të shënuar në faqet e saj dhe në memorjen e kombeve të ndriçuara si modele të frymëzimit. Heronjtë, bijtë dhe bijat që kanë kryer akte më të larta të adhetarizimit, kanë lënë edhe jetën e tyre për Atdheun e shenjtë, për pasardhësit.  Brezat pasardhës i ruajnë dhe frymëzohen nga paraardhësit, i ruajnë dhe i shenjtërojnë, duke ruajur e çuar më përpara amanetin e tyre për të ruajtur dhe shenjtëruar Atdheun e shtrenjtë!

Edhe 4 djemtë e Vlorës, “4 Heronjtë e Topanasë”, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Bajram Tushi dhe Hiqmet Buzi, të madhuar më parpara moshës së tyre, lanë bankat e shkollës dhe u përfshinë në “bankat”, radhët e lëvizjes, Luftën Çlirimtare të Atdheut!

Hajredin Bylyshi lindi në fshatin Tërbaç të Vlorës, në tetor të vitit 1920.  Në familjen e tij u edukua dhe u mbush me frymën patriotike. Djali i ri me pjekurinë e mbi moshës, nisi shkollimin e tij në shkollën “Tregëtare”, në Vlorë, ku u njoh dhe u lidh me grupet dhe aktivistët për çlirimin e vendit.  Duke parë aktivitetin e tij, autoritetet e shkollës e përjashtojnë nga shkolla, dhe aktivisti nisi punë në Kuçovë.  Edhe atje krahas punës, lidhjet me shkollën “Tregëtare” i ruajti, madje duke zgjeruar edhe veprimtarinë e tij të kohës. Në atë kohë ku nisën formimet dhe veprimtaritë, grupet e të rinjve, Hajredini filloi të punonte me tenikën e shtypit në atë shkollë.

Sipas rradhës në foto, Bajram Tushi, Mumin Selmani, Hajredin Bylyshi dhe Hiqmet Buzi

Në Kallarat të Labërisë në Vlorë, në dhjetor të vitit 1923 lindi Mumin Selami. Në veçanti nëna e tij Duzja, e njohur për sakrfikimin e djalit të saj, u përkujdes për të birin, duke u përballur edhe me shëndetin e tij të dobët.  Mumini edhe pse i paktë në trup, por i shëndoshë në formim, nisi shkollim në Sarandë e pastaj në Tiranë. I riu ishte dhe një intelektual, ku shpaloste dhe prirje letrare. Qysh në atë moshë ka shkruar në prozë e skica të mirëskicuara. Ka shënuar në ditarin e tij më 7 prill 1939, “Mbi kockat e martirëve ngrihet Atdheu”. Në shkrimet e tij gjen frymëzimin e djaloshit qysh nga vendlindja e tij, Kallarati fisnik dhe patriotik. Veprimtaria e tij atdhetare ra në sy të pushtetit-pushtues e për rrjedhojë përjashtohet nga gjimnazi dhe burgoset në vitet 1939-1940, duke përfunduar në Kuç, e më pas në Vlorë. Gjatë kohës së burgimit, njihet e lidhet edhe me Hajredin Bylyshin, Barjam Tushin, Ali Demin, Xhorxhi Martinin e shumë djem të tjerë. Për veprimtarinë e tij në vazhdim u burgos dhe u internua edhe në vendlindjen e tij në Kallarat. Dhe në vijim e burgosën edhe në Tiranë, e më vonë, në Vlorë, duke i’u nënshtruar torturave të burgut, por mbeti i pa përkulur në qëllimin e tij atdhetar.

Bajram Tushi lindi në Vërmik, në maj të vitit 1924.  Pasi përfundoi shkollën fillore, Barjami në vitin 1936, filloi studimet në shkollën “Tregëtare” në Vlorë, një ndër shkollat e njohura të Vlorës, por edhe të vendit. Si shumë bij nga kjo shkollë edhe i riu Bajram Tushi kontaktoi me veprimtar patriot dhe u përfshi në veprimtaritë e organizuara nga radhët e asaj shkolle, po edhe nga rinia e kohës vlonjate.

Hiqmet Buzi lindi në vitin 1927, në lagjen e vjetër “Topana” të Vlorës. Pasi përfundoi shkollën fillore në këtë qytet, nisi studimet në shkollën “Normale” të Elbasanit, të cilën e fitoi me konkurim. Deri në vitin 1924 vijoi shkollimin në “Normalen”, por duke parë veprimtarinë e tij, e përjashtojnë nga radhët e shkollës si “Element trubullues”. Në Vlorë edhe i riu Hiqmet Buzi, nisi dhe zhvilloi aktivitetin e tij, si gjithë të rinjtë komunist-idealist të asaj periudhe.

Katër heronjtë e rënë një natë

Ishte një shtëpi të thjeshtë në lagjen e vjetër Topana, të Vlorës, e njohur si strehëza e luftëtarëve të lirisë. Aty mblidheshin 4 shokët, e rinj, atdhetar të rritur, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Hiqmet Buzi e Bajram Tushi. Kuvendonin dhe projektonin për fatin e atdheut të tyre. Në shtëpinë e thjeshtë, përdhese të Murat Lamçes, katër të rinj antifashistë, katër bij të popullit ishin mbledhur për detyrën që kishin marr. Të nesërmen do të shkonin në Myzeqenë e Vlorës, për të fol me të rinjtë dhe popullsinë e atjeshme. Ishte natë Tetori e vitit 1942. Qyteti i ishte zhytur në errësirë. Në rrugët e shkretuara patrullonin karabinierët. Hapat e tyre të rënda prishnin heshtjen. Asnjë zhurmë nuk pipëtinte. Vlora ngjante e rënë në gjumin e rëndë. Diku bëhej një mbledhje ilegale apo njësiti guerril përgatiste planin e aksionit të ri. Në mesnatën e Tetorit, 400 karabinierë rrethuan lagjen Topana, duke rrethuar 4 trimat. E trokitura e fortë tundi deren ku ishin katër trimat e Topanasë. “Hapeni se jemi shokë”,- u dëgjuan thirrjet. Hajredini e kuptoi se ishin të rrethuar, në këtë orë nuk vinin shokët. E kuptuan se ishin të rrethuar dhe të katër në heshtje i dhanë dorën njeri-tjetrit, duke u parë në sy, “Të gjallë nuk dorëzohemi”,- folën me një zë. Pas këtij betimi të 4 luftëtarëve, filloi lufta. Lagjja u zgjua nga të shtënat e armëve. Hajredini sulet i pari për të çarë rrethimin, dhe Mumini pas Hajredinit. Barjami dhe Hiqmeti i vogël i mbështesin me zjarr sulmin e shokëve, duke qëlluar nga dritaret e shtëpisë. Fashistët kujtuan se do të dorëzoheshin, por shtëpia e thjeshtë me kallama, nga katër trimat u kthye në kështjellë. Ra i pari Hajredini, më pas dhe Mumini. Në “kështjellë” mbetën dy luftëtarët. U sul edhe Bajrami me bomba e revolver, por dhe ai bie në fushën e nderit. Mbeti vetëm Hiqmeti i vogël. Edhe ky nuk u dorëzua i gjallë. Plumbat e gjakatarëve e goditën në gjoks edhe Hiqmetin e vogël, duke rënë dëshmor e lënë aktin e lartë e shkruar histori. Qyteti i Vlorës e mori vesh për 4 trimat që ranë duke luftuar heroikisht. Lufta për hakmarrje filloi. Marshalli italian Lombardo, në tryezë kishte vendosur tri kobure, katër këmisha të përgjakura dhe fotografi. Para tij në këmbë qëndronin disa të rinj dhe nxënës të shkollës “Tregëtare” të burgosur. “Këta njerëz të vrarë në fotografi, unë me këto duar i kam vrarë”,- mburrej marshalli. Marshalli se pati të gjatë. Më 16 janar të vitit 1943, u ekzekutua nga njësitë guerrile të Vlorës. Dëshmorët e atdheut kanë dhënë gjakun për Atdheun dhe ëndërronin, ta shihnin lule si gjithë lulet e tjera. Vepra e tyre mbetet e pavdekshme dhe frymëzuese për brezat, për të përmbushur ëndërrimin, veprën e tyre. Bijve të rënë për Adheun, Populli i ka përjetur në këngë:

Trimat lindin, kurr nuk vdesin,
plumbat në gjoks i presin,
dhe vatanin kurrë se shesin,
ndaj dhe në histori mbesin!