Ndryshimet kushtetuese, Meta: Kush e ka shpikur 30 korrikun? Ekziston vetëm një datë, 5 qershori

319
Sigal

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u shpreh i prerë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa u ndal të komentojët takimin me ambasadorët Meta u shpreh se BE jep qindra mln euro për drejtësi jo për rrumpallë.

“BE jep qindra mln euro për drejtësi jo për rrumpallë. Do vijojmë të informojmë partnerët tanë, sepse problemet e gjykatës kushtetuese, gjykatës së Lartë e SPAK ndiqen në mënyrë të herëpashershme. Sa i takon reformës në drejtësi nuk dua të zgjatem më vjen keq për të gjitha sa kanë ndodhur, por e kuptojmë përse. Po jam I sigurtë se pas një viti do jemi këtu për 5 vjetorin e reformës në drejtësi e do kemi një bilanc të qartë bashkë me kuvendin e ri te Shqipërisë. Deri atëherë do ndiqet me vëmendja gjithcka është investuar besim i madh.” u shpreh Meta, ndërsa komentoi edhe 30 korrikun si datë ku pritet që parlamenti të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Kush e ka shpikur 30 korrikun nuk e kuptoj. Ekziston vetëm një datë e rëndësishme 5 qershori, janë investuar gjithë forcat politike mundëson rikthimin e legjitimitetit të institucioneve. Edhe nëse mund të shihet një element duhet parë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me ndërkombëtarët në mënyrë që t’i shërbejë zgjedhjeve të ardhshme.” vijoi më tej Meta.