Meta thërret konferencën e Kryetarëve për “turizmin”, Meta: Seancë më 27 Korrik

446
Projektligji per Turizmin ka perplasur shumicen dhe opoziten ne seancen e sotme plenare ne Kuvend. Pas debateve të ashpra, një pushimi të shkurtër dhe diskutimit të krerëve të grupeve, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka njoftuar se ligi në fjalë nuk do të jetë pjesë e rendit të distës së kësa seance. 
“Kemi dy pretendime, të kryetarit të komisionit që e ka lajmëruar opozitën, opozitën që thotë se nuk ka qenë e lajmëruar dhe tjetri që opozita nuk është e përgatitur për të diskutuar për këtë projektligj. U vlerësua dhe u gjykua me konsensus që të bëhet seancë e vecantë ditën e hënë që komisioni të rimblidhet dhe opozita të ketë mundësi të shprehë mendimet e tyre”- tha Meta
***
Opozita ka kundërshtuar futjen e ligjit për miratim në rendin e ditës me pretendimin se ai nuk ka kaluar më parë në komision, gjë që është kundërshtuar nga shumica. 
Pas debateve të ashpra, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka vendosur për disa minuta pushim, në pritje të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Ruci: Kjo nuk është një nismë e re. Duke qenë se komisioni ka mbaruar, atëherë kjo futet automatikisht.
Paloka: Nuk është e vërtet që ky projektligj ka kaluar nëpër komisione. Nuk mund të diskutohet që të futet sot.
Spaho: Unë e kuptoj momentin që është seanca e fundit e kësaj legjislature dhe mazhoranca i duhet që ta mbylli. Ligjet janë të rëndësishme dhe kanë nevojë për debat. Një projekt kaq i rëndësishëm s’ka se si të kalojë në këtë mënyrë. Ne nuk jemi të përgatitur sot. Për sa kohë që nuk janë njoftuar grupet parlamentare për një ligj kaq të rëndësishëm…
Ruci: Zotërinj deputetë…
Meta: Ka mundësi ta dëgjojmë zotin Ruci!
Ruci: Zoti Spaho, të gjitha komisionet, Komisioni i Ekonomisë e ka kaluar që në datë 06.05 po ashtu edhe Komisioni i Ligjeve… kështu që s’ke argument që ju nuk jeni të papërgatitur. Cfarë diskutimesh keni bërë në komisione atëherë? Është zbatim i të gjithë detyrave që kemi dhe zbatim i rregullores së Parlamentit.
Spaho: Të jemi serioz dhe të mos abuzojmë me fjalët e njëri-tjetrit. Sot nuk është parashikuar për t’u diskutuar.
Papa: Si anëtar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, në komisionin tonë ky projektligj nuk është miratuar nen për nen. Atëherë si mund të shkohet në votim. Më duket se edhe zoti ministër e di shumë mirë këtë punë.
Paloka: është tallëse, gjysma e komisionit thotë që nuk ka kaluar nen për nen, është turp që cohën këtu e bëjnë dëshmi të rreme deputetet, e kemi kaluar thonë por ju keni qenë në gjumë
Rakip Suli: ka kaluar nen për nen ky ligj, nuk mbajmë përgjegjësi pse nuk kanë qenë deputetet e opozitës, ka dy ditë që ka kaluar ky projektligj
Islami: në respekt tuaj, nuk dalim shumë serioz në sytë e publikut, keni në dispozicion sekretarin e komisionit, kërkojini të sjellin procesverbalin, analizoni është respektuar apo jo rregullorja, dhe merrni vendimin përkatës. Nuk na nxjerr serioz ky debat, do ju sugjeroja ndërpriteni debatin se nuk është serioz
Bushati; është një fasë që ka nisur në mbledhjen e grupit të PS si përplasje mes ministrit dhe kryetarit të komisionit të veprimtarive prodhuese, ka pasur vijimësi në komision që në mënyrë unanime e ka shtyrë dhe procesverbalet janë, përvec atyre kërkoj që të sillnin sekretariati i komisionit të veprimtarive prodhuese, edhe njoftimin që ka bërë për cdo mbledhje, që duhet ti shkonte cdo deputeti,
Meta; Suli insistoni të hidhet në votë apo tërhiqeni?
Suli: Sa për sqarim e dinë shumë mirë që kanë qenë të martën të njoftuar për mbledhjen e komisionit për këtë projektligjin nen për nen dhe e dinë shumë mirë, nëse duam me e bë debat politik, është problemi i tyre dhe jo i yni, nuk kemi pse e diskutojmë, e kanë marrë njoftimin, nëse dyshojnë të kontrollojnë procesverbalet për komisionet.
Sigal