Meta: Si mund t’u besojmë qëllimeve të “Ballkanit të Hapur”? Një frymë serbo-centriste po ringjallet

212
Sigal

Postimi i Plotë nga Presidenti Ilir Meta:

Një rrymë serbo-centriste po rreket të rigjallojë në rajon.
Mohimi i gjenocidit, që i ka ende plagët dhe kujtimet e freskëta në këtë rajon, nuk mund të bashkëjetojë njëkohësisht me aspiratat europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve tona.
Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira të “Ballkanit të Hapur”, kur ringjallen fantazma e Millosheviçit dhe projektet për rivizatim kufijsh?
Në këtë çështje, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA.
Thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon, është rezonimi i vlerave të përbashkëta euro-atlantike dhe jo i lidershipit autokratik.