Makina përplas motoçikletën në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi

190
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë gjatë mbrëmjes së sotme në afërsi të spitalit të Vlorës. Automjeti përplaset me një motoçikletë. Bëhet me dije se i lënduar ka mbetur drejtuesi i motoçikletës i cili ka pësuar fraktura në trup. Shtetasi i dëmtuar raportohet të jetë i gjinisë mashkull dhe është transportuar menjëherë për në spitalin e Vlorës.