Meta: Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujv

540
Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Tokio u takua me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar që jetojnë në Japoni.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta tha se shqiptarët në Japoni janë urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

“I gëzuar të takoja sot në Tokio, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, mjaft cilësor dhe shumë të integruar në Japoni.
Shqiptarët në Japoni, urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe vendeve tona. 🇦🇱🤝🇯🇵”, shkruan Meta.