Meta: Rama kërcënon Presidentin për llogari të armiqve të Shqipërisë

87

Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin “Zonë e Lirë”, në Televizionin Klan deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili teksa fliste në Kuvend për Presidentin tha “Çfarë kërkon ty, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor?”, e cilëson kërcënim. Pas këtij kërcënimi, Meta thotë se qëndrojnë armiqtë e Shqipërisë.

“Ai është një kërcënim që ky nuk e bën ai, se nuk ka guxim ai, është një fatkeq. Është një kërcënim që ai e bën për llogari të armiqve të Shqipërisë, që sot janë të shumë shqetësuar sepse këtu është një President i cili po ua prish, po ua çmoton, pavarësisht nga instrumentet kushtetuese që nuk i ka gjithë planet e tyre. Që nga kapja totale e reformës në drejtësi, nga Gjykata Kushtetuese dhe çdo gjë tjetër. Që nga lojërat që bën me kufijtë e Kosovës, apo jo, sepse ky është një fakt tashmë që ka dalë gjithë andej. Ky ka një pengesë këtu, këtë pengesë do ta ketë deri në fund. Dhe unë e kam thënë kjo është një kështjellë e pamposhtur dhe nga këtu do të rivendoset rendi kushtetues në Shqipëri që nuk ekziston sot”,- tha kreu i shtetit.