Meta: Pati një skenar të zi për ndarjen e Kosovës, nuk e lejova të ndodhte

235
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Çim Peka Live në SYRI TV ka rikthyer edhe njëherë në kujtesë skenarin e zi për ndarjen e kufijve në Kosovë.

Presidenti Meta theksoi se ky skenar nuk ka mbaruar ende dhe po të mos kishte qënë Ilir Meta President i Shqipërisë dhe të ishte një tjetër pro asaj ideje, nuk dihet se çfarë do ishte bërë.

Presidenti MetaInteresi im ka qënë stabiliteti i vendit dhe të shpëtojë vendi nga kaosi dhe gjakderdhja. Mos harroni se këto vite është luajtur një nga skenarët më të zinj që nuk ka përfunduar ende të ndarjes së kufijve. Dhe jam shumë krenar që jam Presidneti i Shqipqrisë. Po të mos kishte qënë Ilir Meta presidnet dhe të ishte një tjetër pro asaj ideje nuk dihet se çfarë do ishte bërë. Nuk flas më shumë. Deri në 24 korrik do lërë dhe nja dy porosi për atë që vjen dhe të tjerë.