Meta ngre dolli me ujë: Gëzuar fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese

428
Sigal

Presidenti Ilir Meta ngriti një dolli për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fillim të konferencës për median, para gazetarëve Meta ngriti gotën me ujë dhe tha: Gëzuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese!

“Gezuar per fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese!” u shpreh Meta.

Gjykata Kushtetuese me deklaratën për shtyp la të kuptojë se nuk njeh Arta Vorpsin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e shpërndarë nga ky institucion pasditen e sotme thuhej se Gjykata ka ndërmarrë hapat administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës. Gjyqtarët që u betuan dje tek presidenti janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Presidenti, Ilir Meta, do të padisë të hënën kreun e KED, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore.