Meta nga Lezha iu kërkon votat dhe socialistëve: Votoni kundër arrogancës! Një pakicë uzurpatore nuk mund të kapë shtetin

111
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Lezha iu ka kërkuar votat dhe socialistëve të ndershëm kundër arrogancës.

Në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, Pashk Gjoni, Meta deklaroi se një pakicë uzurpatore nuk mund të kapë shtetin.

“Në mënyrë që kurrë në historinë e vendit tonë një pakicë uzurpatore të mos kapë shtetin dhe ta kthejë vendin në një njollë të zezë, siç e shikojmë të gjithë jo vetëm për skandalet e kryeministri tonë tenton të korruptojë edhe drejtuesit me të lartë të agjencive që kanë për detyre të luftojnë terrorizmin dhe krimin, por edhe të mos jetë kurrë Shqipëria vendi që të kryesojë ato statistika të zeza sa i takon azilit të paligjshëm, mos jetë vendi që kryeson korrupsionin etj. Vetëm lufta kundër korrupsionit do të bëjë të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kosova është përmirësuar në dy vjet 20 vende në luftën kundër korrupsionit, ne kemi rënë 27.

Më 14 maj “Bashkë Fitojmë” do të arrijë një fitore të merituar. Ftoj qytetarët e Lezhës të votojnë kundër arrogancës. Me Këtë mesazh do bashkohen edhe socialistet e ndershëm, të cilët e ndjejnë vetën viktima të një sekti që ka uzurpuar sot shtetin, por në fillim u uzurpo partinë e tyre”, tha Meta.