Meta në Marok takon ministrin e Energjisë: Potencial për bashkëpunim të ndërsjellët

435
Sigal

Në vijim të vizitës zyrtare që po zhvillon në Marok Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga ministri i vendit të Energjisë Abdelkader Aamara. Meta dhe Amara diskutuan për bashkëpunimin në fushat e energjisë së rinovueshme, burimeve natyrore, menaxhimit të ujërave dhe mbrojtjes së mjedisit në pellgun e Mesdheut. Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se duke marrë në konsideratë kapacitetet dhe nevojat respektive të të dy vendeve në burime natyrore dhe energjetike, ekziston një potencial i madh për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët. Ministri Aamara, duke bërë një prezantim të situatës energjetike dhe strategjisë së qeverisë për ta kthyer vendin në një kryqëzim energjetik, u shpreh se Maroku është i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë, si përmes shfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese natyrore, ashtu edhe në kuadër të avancimit të teknologjive të reja.