Largimet masive/ Braimllari nga Devolli: Rikthimi i shpresës tek të rinjtë, mision kombëtar

85

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Bashkinë e Devollit.  “Mungesa e vendeve të punës, kostoja e lartë e jetës, por mbi të gjitha mungesa e vizionit në përkrahjen e të rinjve ka sjellë largimin masiv”, është shprehur ai.

Sipas Braimllarit, është mision kombëtar rikthimi i shpresës tek të rinjtë.

Postimi i plotë:

Ne takim me te rinjte ne Bashkine e Devollit. Shqetesim i jashtezakonshem mbetet largimi i te rinjve nga vendi per shkak te politikave klienteliste te Edi Rames.

Mungesa e vendeve te punes, kostoja e larte e jetes, por mbi te gjitha mungesa e vizionit ne perkrahjen e te rinjve ka sjelle largimin masiv.

Kjo politike antikombetare synon te vrase shpresen dhe energjinë e jashtezakonshme te rinise duke e demotivuar dhe larguar nga vendi.

Eshte mision kombetar kthimi i shpreses me qellim qe te rinjte te ndertojne ne vendin tone te ardhmen e tyre dhe te japin kontribut ne zhvillimin e vendit.

Te gjitha energjite duhet te fokusohen tek punesimi, tek hapja e vendeve te reja te punes, tek stimulimi i bizneseve nepermjet politikave fiskale ne sherbim te rinise, me nje sistem arsimor qe unifikon diplomen me tregun e punes. Te kthejme shpresen tek rinia.

#Shqiperia_shtepia_juaj“…

Image