Bije në prangat e policisë për trafik droge Rilindasi i Bashkisë Skrapar

614
Sigal

Nga  Bashkim Kapinova

Bije në pranga për trafik droge Rilindasi i Bashkisë Skrapar Kryetari i Njësisë Administrative Zhep e Tomorricës Mario Mersinasi trafikant droge.  Një tjetër rilindas, trafikant droge, në rrjetën e polici, këtë radh kryetari i Njësisë Administrative Zhep e Tomorricës SKRAPAR – Një tjetër rilindas, trafikant droge, në rrjetën e polici, këtë radh, Mairo Mersinasi kryetari i Njësisë Administrative Zhep e Tomorricës, Skrapar. Duket se rilindasit e bashkisë Skrapar kanë pushtet apsolut edhe në kultivimin e trafikimin e drogës dhe këtë suport ua jep pushteti apsolut i marë me marifete më 30 qershor të një viti me parë. Kjo ka bërë që veç punës në bashki Rilindasit të meren edhe me trafik të drogave të lehta e të forta. Por ndoshta padashjen e shefave të tyre të Tiranës, këtë radhë në rrjetin e policisë ka rënë Administratori i Nj. Ad. Zhep, në zonën e Tomorricës Mario Mersinasi. Në një komunikat për median e shkruar e atë vizive policia e Elbasanit dhe Komisarjati i Gramshit kanë lajmruar se në datën 25.06.2020, është kapur nga forcat blu, M.M 23 vjeç, banor i fshatit Cërricë të Skraparit. Policia i zuri prit Rilindasit në aksin rrugor Gramsh – Kodovjak dhe pasi i kontrolluan makinën, i gjetën një sasi droge e vaj Kanabis-Sativa, arëm e fishek etj. Në vijim komunikata e policisë shkruan se gjatë kontrollit Administaratorit të Nj. Ad. Zhep, i janë gjetur e sekuestruar në cilësin e provës material edhe 37 doza, kanabis e kokain, një shishe farmacautike me vaj kanabis, 14 fishek, arëm gjahu, një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e policisë. Madje policia shkruan se ka qënë një bashkëpunim i saj me komisariatin e Gramshit për të kapur këtë shpërndarës droge të rafineruar, në këto kushte kryetari i Njësisë ka rënë në prangat e policisë. Nuk ishin të pakta rastet dhe parcelat me drogë të një viti më parë të mbjell kudo në gjith Skraparin. Por deri tani askush nuk ka rënë në rrjetën e policisë dhe se duket që rilindasit kanë një tjetër suport. Duket se këta trafikant droge askush nuk i ngacmon në punë e tyre të trafikimit. Janë po këta rilindas që kanë lënë popullin në ditën e hallit dhe vetë për 7 pal qefjesh vijojnë të penetrojnë mbi kurrizin e të varfërve. Një tjëtër fenomen po ndodh këto dy muajt e fundit në Skrapar. Antarë e simpatizantë të LSI-së thuajse çdo ditë po bien nën terrorin policor në qytetin e Çorovodës. Madje burimeve policore konfidenciale thonë për gazetën se në duarët e tyre kanë një listë me emrat e perzonave e target e makinave që u duhet vënë gjoba gjatë kontrollit, më gjasme “rutin”. Nuk ka ditë që mos të vijnë forcat e Policisë së Beratit dhe të bëjnë raprezalje në qytet. Pjesa më e madhe e drejtuesëve të automjeteve të qytetit janë penalizuar dhe janë çuar përpara komisionit në Berat, dhe kjo jo pa qëllim. Të gjitha ndalesat e makinave janë bërë në mënyrë selektive dhe kryesisht antarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ndërkohë nipërit e Kryetarit të emëruar të bashkisë lëvizin me makina nën moshën e lejuar. Kemi të bëjmë me një Kryetar Komisariati i cili ngjan më shumë me një Përgjegjës të Policisë Bashkiake, pasi ai falet çdo mëngjes përpara kukullës me emër Kryetar bashkie. Ky i fundit i jep çdo ditë listën se cilët drejtues automjeti do dënojë dhe cilët jo. Në papërgjegjshmëri të plotë të dy zaptuesit e qytetit nuk kanë vetëm si objektiv të dënojnë vetëm drejtuesit të automjeteve, por nga burime konfidenciale ata merren dhe me ndarjen dhe ruajten e parcelave të hashashit ku të gjitha fshatrat ankohen se të gjitha burimet ujore janë të zëna nga bandat që mbjellin lendë narkotike, por këto ankesa bien ne vesh të shurdhër si nga Kryetari i bashkisë po ashtu dhe nga shefi i komisiaratit i cili është akuzuar edhe më parë për lidhjet e tij me Habilajt kur mbante postin e Shefit të Antidrogës në Vlorë, por që nuk dihet sesi penetroj e i shpëtoi, e penetroj duke iu larguar akuzës.