Meta, në Konferencën Kombëtare të Urdhrit të Mjekut Veterinar me temë “Mjeku veterinar shqiptar dhe sfidat për të ardhmen”

487
Kryetari i Kuvendit mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Urdhrit të Mjekut Veterinar me temë “Mjeku veterinar shqiptar dhe sfidat për të ardhmen” të organizuar nga Urdhri i Mjekut Veterinar dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Veterinarisë. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti dhe profesorë të njohur të veterinarisë në UBT. 

Në këtë konferencë, z. Meta mbajti edhe një fjalë përshëndetëse ku theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj dege shkencore në vendin tonë e cila ndihmon në përmirësimin e produktit blegtoral si edhe në rritjen ekonomike të vendit.

“Dita e veterinerit trupëzon virtytet, vlerat profesionale dhe frymën e themeluesve të këtij shërbimi jashtëzakonisht të rëndësishëm me në krye profesor Bilal Golemi që në vitin 1928. Që nga ajo kohë një plejadë e tërë profesionistësh shërbyen me përkushtim për të parandaluar dhe çrrënjosur sëmundje të rrezikshme, jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit si bruceloza, turbekuloza, plasja, tërbimi, etj. U prodhuan vaksinat shqiptare për mbrojtjen e blegtorisë nga sëmundjet. U zhdukën vatra e infeksionit dhe u vendos mbarështimi i kafshëve mbi baza shkencore. Dita e veterinarisë sot përjeton edhe frytet e para të reformës së veterinarisë, që trajton shëndetin e kafshëve si pjesë e shëndetit publik dhe themeloi për herë të parë në çdo qark të vendit stacionet veterinare”,- tha z. Meta duke shtuar se shërbimi veterinar në vend po zhvillohet edhe më shumë, duke përmendur rastin e përballimit të sëmundjes së Dermatozës Modulare.

“Vitet që shkoi shërbimi veterinar përballi me sukses sëmundjen e rrezikshme dhe të panjohur më parë të ‘Dermatozës Modulare’, duke frenuar me sukses përhapjen dhe pasojat e saj. Dhe tashmë Ministria e Bujqësisë po kompenson kokë për kokë me lopë race, me prodhimtari dyfish më të lartë të gjithë fermerët e dëmtuar fatkeqësish nga kjo sëmundje. Falë angazhimit dhe përkushtimit të trupës veterinare u vaksinuan rreth 250 mijë lopë dhe u krijua një brez parandalues i qëndrueshëm”, – tha Kryetari i Kuvendit.

Ndërkaq, z. Meta më fjalën e tij nënvizoi mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj dege të mjekësisë si një domosdoshmëri jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, por edhe me arritjen e standardeve më të larta për prodhimet blegtorale. 

“Njëkohësisht, dua të theksoj rëndësinë e mbështetjes më tej të rritjes së cilësisë së këtij shërbimi dhe të modernizimit të tij si një domosdoshmëri, jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, që është tashmë prioritar, por njëkohësisht është i lidhur ngushtë edhe me arritjen e standardeve për prodhimet tona blegtorale për rritjen e eksportit. Çka është një domosdoshmëri, jo vetëm për rritjen e prodhimit në vend, jo vetëm për rritjen e të ardhurave të ekonomisë kombëtare, por edhe për rritjen e të ardhurave të fermerëve tanë kudo në të gjithë vendin”, – shtoi z. Meta.

Kryetari i Kuvendit i bëri gjithashtu thirrje të rinjve që ta shohin Universitetin Bujqësor të Shqipërisë më me shumë interes si një nga degët më potenciale të vendit. 
“Për fat të mirë, tashmë është rikthyer interesi në mbështetje të këtij universiteti dhe për fat të mirë, ende ne kemi mjaft profesorë, mjaftë intelektual në këto fusha, të cilët nuk e kanë humbur pasionin e tyre për t’i mësuar më të rinjtë dhe për t’i ndihmuar që ta shikojnë këtë profesion jo vetëm si profesion fisnik, por edhe si një profesion që do të sigurojë të ardhura shumë më të mira duke punuar këtu në vendin tonë. Ndaj mirënjohjen më të madhe për të gjithë ata profesorë, është kënaqësi që takova sot edhe profesor Haxhiun, kisha kohë pa e takuar, sepse vërtetë bujqësia, veterinaria, janë shkenca dhe janë nga shkencat më të vërteta por janë njëkohësisht nga shkencat më humane. Mjaft të perifrazojmë shprehjen e njohur se në qoftë se mjeku i zakonshëm shpëton një njeri, mjeku veterinar ndihmon për shpëtimin e njerëzimit”,- tha z. Meta.
Fjala e plotë e z. Ilir Meta në konferencë
Të nderuar profesorë dhe specialistë, drejtues dhe kuadro të shërbimit veterinar, studentë dhe profesorë të këtij profesioni mjaft fisnik.

Dita e veterinerit trupëzon virtytet, vlerat profesionale dhe frymën e themeluesve të këtij shërbimi jashtëzakonisht të rëndësishëm me në krye profesor Bilal Golemi që në vitin 1928.

Që nga ajo kohë një plejadë e tërë profesionistësh shërbyen me përkushtim për të parandaluar dhe çrrënjosur sëmundje të rrezikshme jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit si bruceloza, turbekuloza, plasja, tërbimi, etj.

U prodhuan vaksinat shqiptare për mbrojtjen e blegtorisë nga sëmundjet. U zhdukën vatra e infeksionit dhe u vendos mbarështimi i kafshëve mbi baza shkencore.

Dita e veterinarisë sot përjeton edhe frytet e para të reformës së veterinarisë, e cila trajton shëndetin e kafshëve si pjesë e shëndetit publik dhe themelojë për herë të parë në çdo qark të vendit stacionet veterinar.

Vitet që shkoi shërbimi veterinar përballi me sukses sëmundjen e rrezikshme dhe të pa njohur më parë të “Dermatozës Modulare”, duke frenuar me sukses përhapjen dhe pasojat e saj. Dhe tashmë Ministria e Bujqësisë po kompenson kokë për kokë me lopë race, me prodhimtari dyfish më të lartë të gjithë fermerët e dëmtuar fatkeqësish nga kjo sëmundje.

Falë angazhimit dhe përkushtimit të trupës veterinare u vaksinuan rreth 250 mijë lopë dhe u krijua një brez parandalues i qëndrueshëm.

Njëkohësisht, dua të theksoj rëndësinë e mbështetjes më tej të rritjes së cilësisë së këtij shërbimi dhe të modernizimit të tij si një domosdoshmëri jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve që është tashmë prioritar, por njëkohësisht është i lidhur ngushtë edhe me arritjen e standardeve për prodhimet tona blegtorale për rritjen e eksportit.

Çka është një domosdoshmëri jo vetëm për rritjen e prodhimit në vend, jo vetëm për rritjen e të ardhurave të ekonomisë kombëtare, por edhe për rritjen e të ardhurave të fermerëve tanë kudo në të gjithë vendin.

Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm se një nga investimet më të mëdha gjatë sistemit të kaluar ka qenë Universiteti Bujqësor.

Për fat të mirë, tashmë është rikthyer interesi në mbështetje të këtij universiteti dhe për fat të mirë, ende ne kemi mjaft profesorë, mjaftë intelektual në këto fusha, të cilët nuk e kanë humbur pasionin e tyre për t’i mësuar më të rinjtë dhe për t’i ndihmuar që ta shikojnë këtë profesion jo vetëm si profesion fisnik, por edhe si një profesion që do të sigurojë të ardhura shumë më të mira duke punuar këtu në vendin tonë.

Ndaj mirënjohjen më të madhe për të gjithë ata profesorë, është kënaqësi që takova sot edhe profesor Haxhiun, kisha kohë pa e takuar, sepse vërtetë bujqësia, veterinaria, janë shkenca dhe janë nga shkencat më të vërteta por janë njëkohësisht nga shkencat më humane. 

Mjaft të perifrazojmë shprehjen e njohur se në qoftë se mjeku i zakonshëm shpëton një njeri, mjeku veterinar ndihmon për shpëtimin e njerëzimit.
Sigal