Skandal me mesazhin e Rilindjes

201
Sigal

Urdhëri për drejtuesit e institucioneve në ëhatcapp: Asnji punonjës të mos shkojë në zyra, por të gjithë të dalin për votat e Partisë. Kreu i KQZ-së Celibashi: Mos përdorni administratën në fushatë. OSBE paralajmëron Policinë e Shtetit: Mos zbatoni urdhërat e jashtëligjshëm të titullarëve

Partia-shtet e Rilindjes së kryeministrit Rama, tani në prag të zgjedhjeje parlamentare detyron të gjithë nëpunësit e administratës publike, por edhe të pushtetit vendor, (meqë Rilindja ka të gjitha bashkitë), që të lënë punët e shtetit, të braktisin zyrat. shërbimet shtetërore për qytetarët dhe të dalin rrugëve për të  vjelur vota për kandidatët për deputetë të partisë-shtet, Rilindjes.

 

Duke filluar nga sot dhe në vazhdim asnjë punonjës shteti s’ka pse shkon në punë. Të evidentohen njerëzit gri, deri të dielën në darkë të jenë të përfunduara listat dhe deri në 12 të natës të rrimë

Fakti!

Nuk janë të rralla bisedat në grupet e PS që bëhen virale në internet për shkak të kërcënimeve të qarta nëpër mesazhe për t’u bërë pjesë e propagandës me patjetër. Shpesh herë, socialistët e punësuar në administratën publike, urdhërohen të komentojnë nëpër faqet e Facebook-ut të liderit suprem apo ndonjë tjetër figure kryesore në partine e tyre. Por kësaj radhe mesazhi ka qenë i një tjetër natyre. Duke i njoftuar se zgjedhjet janë 16 ditë larg, autori u bën thirrjeve militantëve të mos paraqiten në punën e tyre shtetërore pasi tani ‘do të punojnë deri në 12 të natës’ për të zbuluar këta njerëzit gri, siç publikon mesazhin e plotë edhe Pamfleti.net.

Mesazhi i plotë

Përshëndetje! Duke filluar nga sot dhe në vazhdim asnjë punonjës shteti s’ka pse shkon në punë. Të evidentohen njerëzit gri dhe pa informacion që keni në qendrën e votimit deri të dielën në darkë të jenë të përfunduara listat dhe deri në 12 të natës të rrimë po ishte nevoja. Pas 16 ditësh kemi zgjedhjet. Krehjen e njerëzve gri mos e bëni kot për të mbaruar punën dhe kaq po me seriozitet, sepse të palarat dalin shumë kollaj nga qendra. Kërkoni ndihmë, nëse nuk njihni apo gjeni njerëzit, duke përdorur të gjitha mënyrat për evidentim. Faleminderit!