Meta në Çorovodë: Skrapari do të kthehet në një qendër turizmi

472
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në konstituimin e Bashkisë së Skraparit, pas fitores së kandidatit të ASHE-së, Nesim Spahiu në zgjedhjet e 21 qershorit. 
Meta tha se bashkia e re, pas reformës territoriale ka mundësi të reja për progres ekonomik dhe social, duke premtuar se Skrapari do të kthehet në një qendër turizmi dhe agro-turizmi.
“Ky konstituim po bëhet pas Reformës Territoriale. Bashkia e re, mundësi për progres ekonomik dhe social. Besoj shumë tek fryma e kryetarit për bashkëpunim. 
Objektivi, garantimi i shërbimeve të reja. Skrapari do të kthehet në një qendër turizmi dhe agro-turizmi. Jemi dëshmitarë të rritjes së interesit për Skraparin. Kemi ende shumë resurse të pa-shfrytëzuara”, tha Meta.
Sigal