Meta mesazh Ramës: Politikani kur e jep fjalën, e mban

287
Sigal

Kërcënimin e kryeminstrit Edi Rama se, do të ngrisë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, nëse vazhdojnë sulmet e opozitës ndaj tij, presidenti Ilir Meta nuk e beson. Sipas tij, nuk ka politikan që të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë, me pasoja të rënda për vendin. “Fatkeqësisht klasa jonë politike ka treguar mungesë të qartë vullneti politik për zgjedhje të lira. Politikani kur e jep fjalën duhet ti qëndrojë asaj, për më tepër kur e firmos dhe kur bëhet me bekimin e aleatëve. Dua të besoj se, papërgjegjshmëria nuk do të shkojë deri në nivele të tilla. Kjo do të thotë bllokim të hapjes së negociatave deri në zgjedhje të tjera. Nuk besoj se kush do të marrë një përgjegjësi të tillë“, tha Meta.