Meta: Do jem në SHBA pas tre javësh, LSI marrëdhënie të shkëlqyer me ndërkombëtarët

496
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mohuar zërat për ftohej me ndërkombëtarët. Ai tha se forca politike që ai drejton, LSI-ja ka marrëdhënie të shkëlqyera më ta, dhe se asnjë kandidatët për kryetar bashkie që LSI zgjodhi për lokalet e 2015-ës nuk i ka krijuar asnjë shqetësim ndërkombëtarëve. “LSI ka marrëdhënie të shkëlqyer me ndërkombëtarët. Asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. 

Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët apo të asnjë ministri”, tha Meta. Madje kreu i LSI-së tha se pas 3 javësh do të jetë vetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  “Do të jem shumë shpejt pas 3 javësh në SHBA dhe do komunikoj me ju nga Wanshingtoni”, ju përgjigj Meta gazetarëve pasi mori pjesë në panairin e prodhimeve bio në Skrapar.
Sigal