Konsumatorët po mashtrohen nga tregtarët e dyqaneve, çmime të ndryshme nga rafti në arkë

567
Konsumatorët po mashtrohen nga tregtarët e dyqaneve, respektivisht marketeve tona me çmimet e produkteve raft-arkë. Këto çmime ndonjëherë janë më të lira në rafte, kurse në arkë janë më të shtrenjta. Kjo dukuri e mashtrimeve ndaj konsumatorëve ka shënuar rritje, për të cilat inspektorati i Ministrisë së Tregtisë në disa raste ka ndërmarrë masa për të inspektuar dyqanet, duke shqiptuar gjoba për 18 operatorë prej 20 ankesave që ishin bërë nga konsumatorët. Gjobat për mashtruesit ishin rreth 3 mijë euro për një rast. Drejtues të shoqatës “Konsumatori”, vlerësojnë se manipulimet me çmimet e produkteve fatkeqësisht po ekzistojnë nëpër dyqane dhe konsumatorët përveç që po dëmtohen, po ndihen edhe të mashtruar. Kryeinspektori në Inspektoratin e tregut në kuadër të MTI-së, Lulëzim Syla për KosovaPress thotë se në pesë mujorin e fundit kanë pranuar 20 ankesa nga konsumatorët për çmimet e ndryshme raft-arkë. Të gjitha këto sipas tij janë shqyrtuar nga inspektorati dhe është vepruar konform ligjit në fuqi.

Syla: Kemi gjobitë 18 firma
“Kemi diku 20 raste që konsumatorët janë ankuar në pesë mujorin e fundit. Nga këto raste ne kemi gjobitë 18 firma ose subjekte afariste të ndryshme, ku kemi marrë masa ligjore dhe të gjitha kanë shkuar në f avor të mbrojtjes së konsumatorëve. Prej këtyre firmave janë të mëdha dhe të vogla”, thotë kryeinspektori Syla. Me numrin e ankesave, Syla nuk është i kënaqur fare, edhe pse në kohën e fundit ka filluar të rritet numri i ankesave nga konsumatorët. Konsumatorët duhet të ankohen në MTI për çdo mashtrim të mundshëm nga tregtarët.

Syla: Konsumatorët të ankohen për çdo parregullsi me çmimet
“Jam edhe vet konsumatorë nuk jam i kënaqur me numrin e këtyre ankesave. Është e vërtet që gradualisht ka nisë me u rritë numri i ankesave, ka filluar edhe konsumatori ta fitoj besueshmërinë ndaj Ministrisë së Tregtisë, mirëpo unë bëjë apel që për çdo parregullsi që hasin, konsumatorët të drejtohen në MTI, sepse na menjëherë do të dalim në terren”, thotë ai. Ai thekson se ky inspektorat në vazhdimësi inspekton operatorët ekonomik, që si pas tij është punë e përditshme e inspektoratit.
Ndërsa, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se për sa i për ketë çmimeve janë dy probleme. Në shumë artikuj nëpër markete mungojnë çmimet nuk vendosen fare dhe në disa produkte sipas tij ka mashtrime me çmime.

Kaçaniku: Dy probleme nëpër markete
“Ne kemi dy probleme të natyrës së tillë, një problem është se në shumë artikuj nëpër dyqane e markete mungojnë çmimet nuk vendosën ato fare në rafte që është obligim i tregtarëve e në disa ka lojë me çmime. Ne kemi të drejtën tonë që të kërkojmë që tregtarët të sillen konform ligjit, sepse këto lojna qofshin edhe të rastësishme ne gjithmonë e ndjejmë veten të mashtruar dhe të indinjuar. Natyrisht se në aspektin et ik e profesional ata tregtarë nuk shpërfaqin në dritën dhe në frymën më të mirë e më të ndershme”, thekson Kaçaniku. Ai thekson se Kosova ka pak inspektorë në veprim dhe kjo është më problematike në kuadër të MTI-së.
Ndërsa, një konsumator tregon për një rast që është mashtruar në njërin prej marketeve të mëdha në Prishtinë, kjo sipas tij i është bërë me qëllim për vjedhje.
Konsumatori: Jam mashtruar nga supermarketi “Max-i”
“Po, mua më ka ndodhur në Ulpianë në supermarketin “Maxi”, kam shkuar me blerë ‘harç’ dhe mora disa prej produkteve ‘sardina’ me çmim 0.65 cent, por ato janë faturuar me çmim 1.39 euro… Kjo me qëllim, ose manipulim për vjedhje. Këto janë mashtrime për konsumatorëve”, thotë konsumatori.
Sipas tij, për mashtrimin është kompensuar nga “Maksi”, pasi që ka vërejtur çmimet në faturë.
Konsumatorë tjerë pas kamere kanë shprehur brengat e tyre se në prag të festave për veç mashtrimeve me çmime ato edhe po ngritën nga tregtarët. Ndërsa, me iniciativën e kryeinspektorit Lulëzim Syla është kryer një inspektim në një market këtu në Prishtinë.
Sigal