Meta ‘çmonton’ Bashën: E kam kuptuar herët për marrëdhënien armiqësore që ka me të vërtetën

268
Sigal

Presidenti Ilir Meta rrëfeu mbrëmjen e sotme në ‘Quo vadis’ si e njeh ai Lulzim Bashën. 

Kreu i shtetit tha se ka tentuar ta ndihmojë për ta shpëtuar nga rruga që ai ndoqi.

Basha ka marrëdhënie armiqësore me të vërtetën, tha Meta, duke shtuar se ai këtë e kishte kuptuar që herët.

“Për z.Basha unë jam përpjekur t’i qëndroj afër dhe ta ndihmoj duke i treguar të gjitha rrugët për ta shpëtuar nga rruga që ai ndoqi. Tani e kam të pamundur ta ndihmoj më sepse e paralajmërova që me “orën”, me bojkotin e reformës në drejtësi, me çadrën, me djegien e mandateve, me zerimin e pushtetit vendor, me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit e shumë të tjera dhe ai nuk më dëgjoi. Tani le të vazhdojë rrugën që ka zgjedhur. 

Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën. Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja  marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje”, tha Meta.

Gjithashtu, presidenti Ilir Meta tha se Basha, njësoj si Rama, ka një problem ligjor për foton që ka bërë me presidentin e SHBA.

“Z.Basha ka nje problem madhor ligjor me nje foto qe ka bere me Presidentin e SHBA dhe per te njejten arsye ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”“, tha Meta.