Zona e ‘Qafë Panjës’ në Pogradec e mbuluar nga flakët prej 2 ditësh, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen nga zjarrfikëset

246
Sigal

Një tjetër vatër zjarri masive prej 2 ditësh ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë.

Prej dy ditësh punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe puntorë shërbimesh po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit.

Këtë pasdite është arritur të izolohet një pjesë e tij. Vatra vijon aktive dhe puna do të vijojë deri në fikjen e zjarrit por terreni i thyer e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen.