Meta: Basha nën shërbim të Ramës, opozitës nuk i dha as edhe një këshilltar

200
Sigal

Presidenti Ilir Meta, në konferencë për mediat, deklaroi se Basha ka qenë dhe është në shërbim të Edi Ramës.

Meta thekson se Basha nuk i dha asgjë vendit dhe opozitës nuk i dhuroi qoftë një këshilltar.

“Kujt i shërbeu Basha me bojkot, duke mos regjistruar PD sipas dekretit të presidentit, për të cilin kishte rënë dakord. Bojkoti i Bashës për dekretin e presidentit, që kishte kërkuar vetë, ishte në sinkron të plotë me 4 anëtarët e PS, që organizuan zgjedhjet e paligjshme të 30 dhjetorit.

Basha nuk i shërbeu as vendit dhe as opozitës, nuk ka sot asnjë këshilltar në mbarë Shqipërinë. Është e qartë se Basha mbështeti vetëm Ramën për të kapur 100 përqind për të kapur pushtetin lokal. Basha duket qartë se mbështeti Ramën në sulmet e tij ndaj presidentit”, deklaroi Meta.