“Mendon se është mbi zotin” / Mediu ironizon kërkesën e Ramës për mandatin e tretë

230
Sigal

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt televizive, ka folur rreth situatës së pandemisë në vend dhe menaxhimit të saj nga ana e mazhorancës qeveritare.

Mediu është shprehur se pandemia është një sfidë jo vetëm shëndetësore por edhe ekonomike. Sipas tij ndihma ekonomike për familjet shqiptare është pothajse inekzistente, duke i lënë ato ta përballojnë të vetme krizën ekonomike dhe shëndetësore.

Deklaratave të Ramës se ai do të fitojë një mandate të tretë, Mediu iu përgjigj me ironi duke u shprehur se kryeministri mendon se ai është zoti në këtë vend. Duke sjellë në vëmendje një frazë nga deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, se lirinë, jetën dhe ndërtimin e lumturisë na i ka falur zoti, qeveria duhet veçse t’i garantojë ato. Në momentin që qeveria i cënonkëto të drejta, ajo duhet përmbysur theksoi Mediu.

“Pandemia në mënyë të padiskutushme është një sfidë dhe për vendet e zhvilluara. Por në botë pandemia po trajtohet jo vetëm si një problem shëndetësor por dhe si një problem ekonomik. Ndihma për familjet shqiptare gjatë kësaj periudhe nuk ekziston, duke i rrënuar ekonomikisht, të cilat dhe ato dy garanci financiare që kanë pasur i kanë vendosur në përdorim për të garantuar mundësinë për të jetuar.

Ju thoni që ai ka vendosur që ai do marrë mandatin e tretë. Edi Rama beson se është zot në këtë vend. Ai mendon që është mbi zotin e mbi çdo gjë tjetër.

Ka një shprehje në Deklaratën e Pavarësisë të ShBA-ve që thotë lirinë, jetën dhe ndërtimin e lumturisë na i ka falur zoti dhe prandaj ndërtojmë qeverinë që t’i respektoj këto të drejta. Në momentin që qeveria nuk i respekton dhe i cënon këto të drejta atëherë qeveria duhet ndërruar ose duhet të përmbysur, pasi ka dalë kundër qytetarëve të vet.

Edi Rama do të bëjë çtë jetë e mundur që t’i vjedhë përsëri zgjedhjet, i vodhi me njerëz të inkriminuar që i futi në parlament, futi blerjen e votës me paratë e taksapaguesve, intimidimin e votuesve, vazhdoi më tej me përdorimin e administratës, të gjitha këto i ka shkruar raporti i OSBE-ODHIR”, tha Mediu.