Mehmetaj: Gjonaj pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës

383
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shprehet se reagimi i vetëm që pritej nga ana e ministres së Drejtësisë ishte dorëheqja.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj shkruan se në vend të pendesës ministrja zgjodhi shtimin e falsifikimit. “Etildës tani i ka mbetur vetëm të përballet me drejtësinë, aty ndoshta do ti dhimbset vetja që pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës”,- shkruan  Mehmetaj.

Reagimi i plotë në Facebook:

Sa mirë do të ishte që Etilda Gjonaj sot të jepte dorëheqjen, të shfaqte shenja pendese përpara shqiptarëve e të përballej sa më parë me SPAK, çdo gjë tjetër vetëm i shtohet turrës së gënjeshtrave, falsifikimeve e turpeve.

Znj.Gjonaj është pjesë e padiskutueshme e klanit kriminal brenda qeverisë që dhunoi Kushtetutën, që falsifikoi dokumentet, që tenton me kthetrat gjigande të kap çdo institucion të pavarur të shtetit, me aktin final kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Etildës tani i ka mbetur vetëm të përballet me drejtësinë, aty ndoshta do ti dhimbset vetja që pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës.