Media italiane, jehonë takimit të Berishës me demokratët në Romë

134
Sigal

Agjencia shtetërore italiane e lajmeve ItalPress ka raportuar takimin online që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi të dielën me shqiptarët që jetojnë në Romë. 

ItalPress shkruan se takimi i mbajtur në distancë mblodhi mjaft mbështetës të Partisë Demokratike me banim në Itali.

Në këtë takim, thekson ItalPress, Berisha vlerësoi rolin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, duke shtuar se ndihma e madhe e këtij vendi mik pati një rol të rëndësishëm në ecurinë e vendit.

“Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut.

Berisha tha se anti-mafia italiane ka dhënë gjithashtu kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafies”, shkruan ItalPress.

“Italia po jep kontributin e saj në luftën kundër krimit të organiaur në të dy anët e Adriatikut”, nënvizoi Berisha, raporton agjencia italiane.