Aksident në minierën e Cerujës, plagoset një minator. Dërgohet me urgjencë te Trauma

65
Sigal

Një aksident ka ndodhur në minierën e Cerujës rreth orës 14:00 në territorin e bashkisë Klos, teksa një person ka mbetur i plagosur.

Fillimisht minatori është dërguar në qendrën shëndetësore Klos ku mori ndihmën e parë, pastaj është dërguar në spitalin e Burrelit.

Spitali i Burrelit e ka dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fillimisht nuk është raportuar se aksidenti ka ndodhur në minierë, por është deklaruar se personi i plagosur është rrezuar. Por prokuroria dhe grupi hetimor kanë konstatuar që aksidenti ka ndodhur në minierën e Cërujës.

Prokurori i Matit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Personi i aksidentuar me iniciale N.S. është rreth moshës 55 vjeç. Sipas informacionit të marrë, minatorit i ka rënë një masiv shkëmbor ku ka pësuar dhe fraktura.