Me 7 vota pro zgjidhet kryetarja e re e KPK

331
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka miratuar me 7 vota pro Pamela Qirkon si kryetaren e re të KPK.

Pamela do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.

Më parë, këtë post e mbante Genta Tafa Bungon, të cilës i mbaron mandati.

KPK njoftoi se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.