Sevilla mbush arkat e Milanit, blen mesfushorin spanjoll

242
Sigal

Tashmë është zyrtare. Sevilla ka njoftuar blerjen e kartonit të plotë të Suso-s nga skuadra e Milanit. Mesfushori spanjoll u transferua te kuqezinjtë në janarin e vitit 2015 nga skuadra e Genoa-s, teksa firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Kualifikimi për në Champions League për sezonin e ardhshëm, ka bërë që klubi andaluzian të blerje kartonin me vlerë 24 milionë euro, pasi deri më tani ishte në formë huazimi.

Suso u mor fillimisht vetëm për shifrën e 500 mijë eurove, teksa në 19 ndeshje arriti që të shënonte një gol dhe dhuroi një asist.