Mc Gonigal lejonte ish-këshillarin Duçka në zyrat e FBI-së

167
Sigal

Dorian Duçka, ish-Zëvendës Ministri i Energjitikës, njeriu i besuar i sekreteve politike dhe financiare është parë shpesh publikisht në SPAK dhe emri i tij është lakuar shumë për çështjen McGonigal. Por media Syri.net publikoi të martën një imazh ku Dorian Duçka shfaqej në zyrat e FBI sipas kësaj media në Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Media tha se ky ishte një imazh ekskluziv ku shfaqej Dorian Duçka, që pozon duke u tallur nga FBI ndërsa në krahun tjetër publikoi edhe një imazh ku Duçka shfaqet në zyrat e SPAK. Sipas Syri.net ndryshimet mes dy imazheve shfaqin fillimisht “biznesmenin” në pozicionin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës dhe negociatori i tij në botën e nëndheshme të bizneseve të errëta nëpër botë, përfshirë armët, i gjendur krah Ramës edhe në Ukrainë, sipërmarrësi që afron “konsulencë dhe asistencë për projektet ndërkombëtare, në çdo lloj biznesi që shoqëritë vendase dhe të huaja janë të interesuara të ndërmarrin në Shqipëri ose jashtë saj, biznese për shfrytëzimin e pasurive, nëntokësore dhe mbitokësore”- ndërsa ky i dyti në zyrat e SPAK është “Personi B” që po hetohet si i përfshirë në çështjen MCGonigal. Me aq pak sa është grisur nga kamuflimi i biznesmenit ish-Zëvendës Ministëri i Energjitike ose i “Personit B” të dosjes McGonigal që u zhduk ca kohë në Dubai, me bizneset e tij familjare shtrirë sa në “konsultime”, sa në naftë dhe import-eksport mallrash ushtarake, rezulton se Dorian Duçka ka një profil shumë më të fshehtë dhe misterioz edhe se vetë profesionisti Charles McGonigal, agjenti i kundërzbulimit në FBI. /Syri.net