Mbyllja e Ballkanit të Hapur, Tritan Shehu ironizon Ramën dhe Vuçiç: Duhet të jetë e dhimbshme për ta

212
Sigal

Një tjetër reagim erdhi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për daljen e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur. Këtë herë deklarata erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Shehu reagoi për këtë deklaratë duke ironizuar mes fjalëve të tij edhe Ramën e Vuçiç.

Hall i madh detyron Ramën të deklaroj ‘varrimin’ e Ballkanit të hapur.

Të vdekur prej kohësh, por të ngelur si ‘i vdekuri i pa kallur’!
Dhe sot Rama firmos ‘lejen e varrimit’, duke komunikuar fundin e tij. Shumë e ‘dhimbshme’ duhet të jetë kjo për Ramën, edhe për Vuçiç!

Jam dakort me Ramën, që në disa pika kjo nismë e ‘realizoi misionin’ e saj, të përcaktuar në Nish nga Vuçiç. Po, “Ballkani i hapur” shërbeu si ‘thikë mbas shpine’ për Kosovën. Për të zbehur pavarësinë e sovranitetin e saj. Dëmtoi aspiratën europiane e perëndimore të shqiptarëve e Rajonit, duke tentuar të kthej ‘fytyrën’ e tij drejt Lindjes. Tentoi të shkatërroi “Procesin e Berlinit”! Arriti deri të “pastroj” Vuçiç e Serbinë nga përgjegjësitë pa kërkuar falje për çfarë i shkaktuan Rajonit. Të vendos ata paradoksalisht në rolin lider në Rajon për stabilitetin e tij, rol që deri më 2014 e kishte Shqipëria. Vendosi shumë premisa për të krijuar hegjemininë ekonomike e politike të Serbisë në Rajon. Për të plotësuar ëndrrën serbe të “Jugosllavise se Re”! Këto ishin disa nga objektivat e misionit të kësaj nisme! Por që në fakt lindi për të dështuar! Lindi i dështuar, si një monstër i papajtushëm me “jeten”! Sepse i tillë ishte e i tillë do të kujtohet. Por të keqijat që krijoi, pasojat negative Rajoni e shqiptarët do t’i kenë mbi “kurriz” edhe për shumë kohë akoma, mos të kemi iluzione! Shpresoj që tashmë kjo të jetë e qartë për të gjithë, edhe për ata që kishin iluzione!” – tha Tritan Shehu