Mbyllet votimi për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, në garë Berisha dhe Elezi

114
Sigal

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Ky proces nisi në orën 08:00 ditën e sotme dhe u zhvillua në 108 qendra votimi në të gjitha qarqet e vendit.

Në garë në këto zgjedhje të ‘Rithemelimit’ për kreun e PD-së janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe demokrati Ibsen Elezi.