Mbyllet numërimi në Librazhd dhe Belsh, PS fiton me diferencë të thellë

25
Sigal

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit dhe atë të Belshit, ku PD ka fituar me diferencë të thellë ndaj PD-ASHM. Në Librazhd PD ka marrë 3374 vota, ndërsa PS ka marrë 9253 vota.

Në bashkinë Belsh të qarkut të Elbasanit ka përfunduar numërimi në të 39 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 4662 vota, ose 56,99% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2722 vota, ose 33,28% të votave, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 254 vota ose 3,11% e votave.

Në 39 qendrat e votimit të bashkisë Belsh, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 254 vota ose 3,11%, Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 215 vota ose 2,63%, Partia Mundësia ka marrë 98 vota ose 1,20%; Lëvizja Bashkë ka marrë 60 vota ose 0,73% dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 123 vota ose 1,5%.