Mazhoranca do që vettingun në politikë ta bëjë SPAK dhe BHK, opozita: Vettingu nuk është hetim penal

552
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Pse mazhoranca nuk e pranon vettingun në politikë?

Sot opozita e bashkuar bojkoton parlamentin, ndërsa do të shqyrtohen ligjet për statusin e gjyqtarëve dhe Lojërat e Fatit

Sot Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin , “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”” (Pdf) (neni 85, Kushtetutë, neni 86 Rregullore, votimi për rrëzim të dekretit me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit), di edhe të mbartura për votim: – Projektligji: “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Siç dihet, projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve kërkon 84 vota, mazhoranca nuk i ka, ndërsa grupet parlamentare të opozitës nuk do të shkojnë në Kuvend gjatë seancës plenare as këtë të enjte. Opozita e bashkuar ka njoftuar që do të kishte një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, dhe bën me dije se do ta bojkotojë edhe këtë javë seancën plenare, duke u mbledhur kësaj here në Durrës. Opozita ka dorëzuar në Kuvend një nismë kushtetuese për të bërë vettingun edhe në politikë.

Mazhoranca nuk e pranon vettingun në politikë

Propozimi i opozitës së bashkuar për vettingun e politikanëve duket se jo vetëm e ka kapur papritur shumicën socialiste, por e ka hedhur atë në një përpjekje të rrëmujshme, kur fillimisht kryeministri Rama e pranoi si propozim. Mirëpo, të hënën, në Grupin Parlamentar të PS-së kryetari i këtij grupi, Taulant Balla deklaroi se nuk është e nevojshme që të bëhet vettingu në politikë, duke argumentuar se do të jetë drejtësia e reformuar që do ta bëjë edhe vettingun në politikë. Qysh në fillim, opozita e bashkuar e ka cilësuar, se vettingu në politikë, nuk do jetë si proces penal, por si pastërti e figurës morale dhe politike të çdo politikani. Deputeti Balla tha se opozita, duke propozuar vettingun në politikë, i trembet vettingut në gjyqësor dhe kërkon që ta bllokojë atë vetting si proces.

Sa janë të vërteta kundërshtimet e mazhorancës kundër vettingut në politikë?

Siç dihet, ministria e Brendshme dot ë bëjë vettingun në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, duke filluar nga drejtuesit kryesorë e deri tek polici. Madje, për këtë vetting u miratua edhe ligji përkatës. Atëherë përse tani, për mazhorancën është e pamundur teknikisht të bëhet vettingu i politikanëve? Mazhoranca, nëpërmjet deputetëve Balla dhe Vasilika Hysi argumentoi, se së shpejti SPAK dhe BKH do të bëjnë edhe vettingun në politikë, prandaj nuk duhet nismë tjetër kushtetuese për vettingun në politikë. Natyrisht, vettingu i politikanëve duhet debatuar dhe duhet konsideruar seriozisht, ndër të tjera në skenën publike, përveç asaj politike. Por këto diskutime duhet të çlirohen nga paragjykimet dhe keqinformimet që po synohen të përhapen nga shumica socialiste dhe makina e saj e propagandës.

Në shërbim të këtij qëllimi, më poshtë ne po analizojmë shkurtimisht disa nga pretendimet keqinformuese:

-Thuhet nga mazhoranca se propozimi për vettingun e politikanëve është bllof, apo qesharak, apo i pamundur, pasi është e vështirë të përcaktosh dhe pastaj vlerësosh “lidhje të papërshtatshme me elementë kriminale”.

Formulimi i propozuar nga opozita për t’u përfshirë në Kushtetutë për të sanksionaur vetingun e politikanëve të lartë, është i përgjithshëm dhe duhet të zbërthehet në detaje me anë të një ligji të veçantë. Por kjo nuk është gjë e vështirë, pasi tashmë ka një praktikë të konsoliduar në këtë drejtim: i njëjti përcaktim identik kushtetues është përdorur në vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe detajimi i përcaktimit kushtetues të “lidhjeve të papërshtatshme me elementë kriminalë” është zbërthyer në mënyrë ligjore, si dhe është zbatuar me sukses në praktikën e vettingut që po kryhet në sistemin e drejtësisë.

-Mazhoranca pretendon se “Opozita kërkon vettingun e politikanëve që të shmangë hetimin e familjarëve të tyre”.

Vettingu i politikanëve të lartë nuk pengon asnjë lloj hetimi penal ndaj tyre, apo njerëzve të lidhur me ta. Vettingu as nuk përjashton, as nuk pengon, as nuk kufizon dhe as nuk ndikon në mënyrë negative asnjë hetim penal ndaj politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta. Përkundrazi, vettingu në politikë ndihmon, apo nxit ekspozimin e lidhjeve kriminale dhe korrupsionit të politikanëve, pasi sikurse ka ndodhur në rastin e sistemit të drejtësisë, rezultatet e vettingut i referohen prokurorisë për hetim penal. Vlen të sqarohet se SPAK dhe Byroja e Hetimit kanë juridiksion të hetojnë vetëm zyrtarët e lartë për korrupsion dhe grupet e organizuara kriminale. Kjo do të thotë që pretendimi se SPAK dhe Byroja e Hetimit do të hetojnë familjarët e politikanëve është e padrejtë, familjarët e politikanëve mund të hetohen nga SPAK apo Byroja e Hetimit vetëm si pjesë e hetimeve ndaj politikanëve, por për çdo lloj aktiviteti të tyren ata hetohen çdo qytetar nga prokuroritë e rretheve.

-Vettingu i politikanëve do të bëhet nga sistemi i pastruar i drejtësisë, përfshi SPAK dhe Byronë e Hetimit.

Vettingu nuk është hetim penal por proces politik, i cili kufizon edhe më shumë të drejtat e politikanëve edhe se sa Kodi Penal dhe ligjet e tjera që rregullojnë sjelljen e politikanëve. Kjo do të thotë që vettingu mund të të rrëzojë edhe pa bërë një krim, pasi vettingu ka të bëjë me pastërtinë e figurës, ku përfshihet jo vetëm elementët penalë, por edhe elementët e “papërshtatshmërisë”. Vjen fjala, nëse një politikan ka lidhje miqësore me një kriminel, pa u përfshirë në aktivitetin kriminal të kriminelit, apo pa i dhënë asnjë lehtësi dhe avantazh kriminelit, ai nuk mund të dënohet penalisht, pro ama përjashtohet nga pozicionet e larta shtetërore nga vettingu politik, pasi gjykohet që kjo marrëdhënie miqësore është e papërshtatshme për një politikan të lartë.